Komuna ka njoftuar fillimin e një cikli dëgjimesh publike për planin e ri zhvillimor urban, i cili do të përcaktojë drejtimin e ndërtimeve për dhjetë vitet e ardhshme.
Takimet do të zhvillohen në çdo lagje dhe fshat, ku banorët do të kenë mundësinë të japin komente dhe propozime për hapësirat e gjelbra, parkingjet dhe objektet publike.
Organizatat e shoqërisë civile e kanë vlerësuar pozitivisht nismën dhe kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.




