Me ardhjen e muajve të ftohtë, rritet edhe numri i rasteve me grip dhe infeksione të frymëmarrjes. Mjekët japin disa këshilla të thjeshta për të forcuar imunitetin.
Ndër rekomandimet kryesore janë gjumi i mjaftueshëm, ushqimi i pasur me fruta dhe perime, konsumi i ujit, aktiviteti fizik i rregullt dhe larja e shpeshtë e duarve.
Për grupet më të rrezikuara, si të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, mjekët rekomandojnë konsultim të rregullt me mjekun familjar.




