Opens in a new tab

Ademi: Pse VLEN-it i pengon mesazhi i presidentit Begaj për gjuhën shqipe?

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar deklaratën e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili në një takim me të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar. “Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!”, shkruan Ademi, duke iu referuar mesazhit…

Lajme, Politikë22 November 202601:55

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar deklaratën e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili në një takim me të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar.

“Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!”, shkruan Ademi, duke iu referuar mesazhit të presidentit Begaj.

Ai ka shprehur habinë se pse ky mesazh, sipas tij, po shkakton shqetësim te disa përfaqësues të VLEN-it.

Ademi ngre pikëpyetje mbi qëndrimin e tyre ndaj kërkesave për përdorimin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e plotë të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Por, për çudi, ky mesazh duket se po i pengon disa përfaqësues të VLEN-it. Pse vallë? Çfarë i shqetëson në këtë mesazh? Pse u pengon kërkesa për përdorimin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e plotë të ligjit që e rregullon atë? A nuk është kjo detyra e tyre e parë?”, përfundon reagimin e tij Ademi.

Shpërndaje:
Ecja 30 minuta në ditë: përfitimet që nuk i dinitTë përgjithshme

Ecja 30 minuta në ditë: përfitimet që nuk i dinit

Një zakon i thjeshtë që ndikon pozitivisht në zemër, gjumë dhe humor.

17 November 2026
Pesë aplikacione që do t’ju lehtësojnë jetën e përditshmeTeknologji

Pesë aplikacione që do t’ju lehtësojnë jetën e përditshme

Nga menaxhimi i kohës te shëndeti — zgjedhjet tona për këtë muaj.

19 November 2026
Shkollat marrin pajisje të reja digjitale për mësimdhënieLajme

Shkollat marrin pajisje të reja digjitale për mësimdhënie

Mbi 40 klasa në rajon do të pajisen me ekrane interaktive dhe laptopë për nxënësit.

21 November 2026